Telegrafi

Suarez nuk ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit dhe po kritikohet, Valverde i del në mbrojtje sulmuesit

Luis Suarez (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Luis Suarez po kalon këtë sezon nëpër një periudhë të vështirë te skuadra e Barcelonës.

Sulmuesi ka shfaqur një formë të dobët duke mos gjetur rrugën e golit në pesë ndeshjet e fundit, e cila gjë ka bërë që të merr kritika prej tifozëve dhe analistëve.

Megjithatë, kjo nuk e shqetëson shumë trajnerin Ernesto Valverde, i cili i ka dal në mbrojtje lojtarit uruguaian.

Ernesto Valverde (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Suarez nuk është porblem për mua, unë do të isha i shqetësuar nëse nuk do të krijonte raste për gola, sepse kjo është ajo që po kërkoj nga qendër sulmuesit”.

“Madje edhe kur nuk ka mundësi, ai po krijon për bashkëlojtarët. Kundërshtarët kanë frikë nga Suarez, futbolli është kështu, gjëra që ndodhin”, tha Valverde pas ndeshjes me Lyonin, e cila përfundoi pa gola.

Lexo po ashtu Barcelona po mendon zëvendësimin e secilit veteranë – Messi i pazëvendësueshëm, për Suarez, Pique, Rakitic e Busquet janë gjetur alternativat

Remi pa gol me francezët, ekspert bask, e cilësoi si një ndër “rezultatet më të rrezikshme”.

“Ne krijuam shumë mundësi dhe në fund nuk ishim të suksesshëm. Nuk do të mashtrohemi, 0-0 është një rezultat i rrezikshëm, nuk mendoj se është e lehtë për të fituar në Ligën e Kampionëve”, pohoi strategu.

Ndryshe, ndeshja kthyese mes klubit francez dhe spanjoll do të zhvillohet më 13 mars në Camp Nou. /Telegrafi/