Telegrafi

Suarez: Nuk ka probleme për kontratë

Luis Suarez nuk është i brengosur për situatën e tij kontraktuale te Barcelona.

Partnerët e Suarezit në sulm, Neymar dhe Lionel Messi kanë pasur kontratat e tyre të rinovuara dhe po pritet që edhe uruguaiani të vë “të zezën mbi të bardhë” shumë shpejt.

“Unë kam kontratë. Mua nuk më është thënë ende asgjë, por nuk jam i brengosur, sepse unë e di vlerën e performancës timedhe e di se klubi vlerëson po ashtu këtë”, potencoi Suarez.

Suarez u shndërrua në pjesë integrale të Barcelonës që nga transferimi i tij, duke u shpallur madje një sezon golashënuesi më i mirë në La Liga. /Telegrafi/