Telegrafi

Suarez: Nuk jemi të paprekshëm

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka insistuar se MSN nuk janë të paprekshëm, derisa ka mbrojtur të shumëkritikuarin Neymar.

Suarezi, Neymari dhe Lionel Messi janë përballur me kritika shkaku i rënies së formës muajin e kaluar, por treshja iu rikthye golave të mërkurën kur poshtëruan Deportivon me rezultat 8 me 0.

Suarezi, i cili sivjet ka realizuar 49 gola në 48 paraqitje, ka pohuar se treshja e Barcelonës nuk është makineri, përkundër golave të realizuara gjatë kampanjës 2014-15.

“Nuk mendoj se [MSN] janë të paprekshëm për trajnerin”, ka thënë Suarez për gazetën AS. “Është e vërtetë që e ndihmojmë shumë ekipin, ne luajmë gati në të gjitha ndeshjet, por nuk kemi diçka më shumë se të tjerët. Kur gjërat shkojnë keq të gjithë jemi përgjegjës”.

“Nuk jemi makineri, ka batica dhe zbatica për gjithë lojtarët dhe dhemb kur përgjegjës mbetet vetëm Neymari. Kur ne fitojmë, askush nuk thotë se ai është përgjegjës. Është çështje ekipi”.