Luis Saurez ka thënë se nëse Barcelona dëshiron që ai të largohet, atëherë Jose Bartomeu duhet t’i thotë atij.
Sulmuesi uruguaian është në siten e largimeve për këtë verë siç raportojnë mediat në Spanjë, pasi forma e tij në këto dy edicionet e fundit lë shumë për të dëshiruar.
Suarez është pyetur nga El Pais nëse është në dijeni se presidenti i Barcelonës e dëshiron largimin e tij.
“Presidenti i ka dhënë disa emra se kush mund të qëndrojë në ndryshimet që do të ndodhin në skuadër, por askush nuk më ka thënë mua që të largohem”, ka thënë ai.
“Nëse është dëshira e klubit që unë të largohem, atëherë do të ishte mirë që Bartomeu të ma thoshte këtë gjë”.
“Unë dua të vazhdoj të jap më të mirë në klub, por nëse mendojnë se jam i harxhuar, atëherë do ishte mirë të më tregonin”, ka shtuar më tej Suarez.
Sulmuesi ka treguar formë të lartë në gjashtë vitet e kaluara te skuadra katalunase, mirëpo ai është tashmë në perëndim të karrierës së tij, derisa thuhet se Ajaxi e Arsenali janë të interesuara për të. /Telegrafi/