Telegrafi

Suarez në radarin e Juventusit

Sipas një raporti nga Itasportpress, sulmuesi vlerësohet rreth 24 milionë euro dhe nëse merret parasysh interesimi i Juves për Dzekon, atëherë Suarez duket të jetë favorit për shkak të çmimit relativisht të lirë.

Megjithatë, përkundër faktit se Juventusi pritet të shesë disa prej lojtarëve kryesorë, për të ndërruar gjithë yjet e ekipit, hierarkia Bianconere mund të përballet me një luftë ofertash për Suarezin kur të ngjallet afati kalimtar, duke filluar nga Barcelona dhe Manchester United, që tashmë kanë shprehur interesimin. /Telegrafi/