Trajneri spanjoll Pep Guardiola, i cili nga sezoni i ardhshëm do të marr drejtimin e Manchester Cityt e dëshiron sulmuesin uruguaian Luis Suarez në skuadrën e tij.
Sunday Express raporton se sulmuesi i Barcelonës është njëri nga të preferuarit e trajnerit aktual të Bayern Munichut, transmeton Koha.net.
Suarez është në listën e ngushtë të futbollistëve që Guarediola dëshiron të transferojë, ndërsa për këtë duhet të flasë me agjentin e lojtarit dhe vëllanë e tij, Pere Guardiola.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon te Barcelona, ndërsa është në garë edhe për këpucën e artë. /Telegrafi/