Telegrafi

Suarez mund të kalojë me lehtësi te Bayerni

Uruguaiani është shënjestra kryesore e trajnerit të ardhshëm të bavarezëve, Pep Guardiola.

“Nëse një ditë Bayerni bën një ofertë për mua, ne do të ulemi dhe do të shikojmë se cila është më e mira për të gjithë”, ka deklaruar 26-vjeçari për Bild.

Ju kujtojmë se agjenti i Suarezit është Pere Guardiola, vëllai i Pep Guardiolas dhe ky kalim mundet të realizohet shumë lehtë. /Telegrafi/