Luis Suarez është njëri nga lojtarët më të mirë në botë në vitet e fundit.
Sulmuesi uruguaian po tregohet i madh në fushë por jo vetëm, pasi edhe jashtë fushave ai ka bërë gjeste të mira.
Rasti më i fundit është të enjten kur numri nëntë i Barcelonës vizitoi një spital në Kataluni me fëmij të sëmurë nga një sëmenduje me emrin Phenylketounuria apo shkurt ‘PKU’.
Suarez i premtoi një vogëlushes të quajtur Candela se do të shënoi gol dhe do ta shpalos një fanellë që e morri dhuratë me mbishkrimin ‘Unë jam PKU’.
Këtë gjë e bëri Suarez, dhe sapo shënoi golin e tij të parë ndaj Sporting Gijonit shpalosi fanellën me mbishkrimin ‘Unë jam PKU’.
Ky gjest i ish-anëtarit të Liverpoolit është pëlqyer dhe lavdëruar shumë nga tifozët e futbollit nëpër rrjetet sociale. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OXoBrYl3_xY