Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez është i kënaqur me progresin e rikuperimit të dëmtimit të tij.
Suarez është gati të kompletojë rehabilitim nga operacioni në gju, i cili e ka lënë më shumë se katër muaj jashtë fushave.
Sulmuesi uruguaian ka folur për mënyrën sesi po vepron me dëmtimin e tij dhe dha disa lajme të mira.
“Unë jam duke bërë shkëlqyeshëm, tashmë kam filluar të vrapoj”.
“Kur të kthehem në ekip, do të jem me grupin”, ka thënë Suarez.
Ndryshe, mungesa e Suarezit ka ndikuar në paraqitjet dhe rezultat e Barcelonës. /Telegrafi/