Barcelona nuk ka marrë lajme të mira nga mjekët e tyre.
Ylli i skuadrës, Luis Suarez ka pësuar një lëndim në fundjavë në ndeshjen ndaj Atletico Madrid.
Uruguaiani luajti gjatë 90 minutave, por në fund u largua nga stadiumi duke çaluar.
E pas kontrolleve mjekësore, është konfirmuar se Suarez ka pësuar një lëndim në gjurin e këmbës së djathtë.
Uruguaiani do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për dy javë.
Kësisoj ai nuk do të jetë në ndeshjen ndaj PSV Enindhoven në Ligën e Kampionëve, ndaj Villarealit në kampionat dhe ndaj Leonesas në Kupën e Mbretit.
Rikthimin në fushë Suarez do ta ketë në derbin katalunas ndaj Espanyolit më 8 dhjetor.
Suarez ka qenë ndër lojtarët kryesor të Barcelonës këtë edicion, ku në 13 ndeshje ka shënuar nëntë gola në La Liga. /Telegrafi/