Site icon Telegrafi

Suarez: Kur më larguan nga Barca, më thanë se isha i moshuar për të luajtur në nivelet më të larta

(Foto: Instagram/luissuarez9)

Luis Suarez ka rrëfyer se aspekti më zhgënjyes i largimit të tij nga Barcelona ishte se klubi i tha se ai ishte shumë i moshuar për të luajti në nivelin më të lartë të futbollit.

Uruguaiani u largua nga katalunasit për t’iu bashkuar Atletico Madridit në verën e kaluar, ku tashmë ka dëshmuar se Blaugranët kanë bërë gabim të madh.

Asokohe Lionel Messi e kishte etiketuar si ‘të çmendur’ këtë veprim të Barcës dhe ashtu ndodhi, pasi Suarez po i udhëheq Los Rojiblancos drejt titullit të La Ligas.

(Foto: Instagram/luissuarez9)

“Ajo që vërtet më hidhëroi ishte kur më thanë se isha në moshë dhe nuk mund të luaja më në nivel të lartë, për të qenë në krye të detyrës së një skuadre të madhe. Kjo nuk më pëlqeu”.

Lexo po ashtu Zbulohet kontrata e Suarez, uruguaiani ka klauzolë largimi nga Atletico

“Nëse nuk do të kisha bërë asgjë në një klub si Barca për tre apo katër sezone, do ta kisha kuptuar. Por, secilin vit te Barca, kam shënuar më shumë se 20 gola në sezon. Gjithmonë kam pasur statistika të mira, vetëm Leo (Messi) ishte përpara meje”.

(Foto: Instagram/luissuarez9)

“Te Barca, rrethanat kanë ndryshuar, klubi kishte nevojë për ndryshime. Dhe unë e pranova. E vetmja gjë që më ka penguar ishte mënyra (si ndodhi). Mendoj se kam merituar pakëz respekt”, ka deklaruar 34-vjeçari për France Football. /Telegrafi/

Exit mobile version