Luis Suarez ka treguar se si e ka gënjyer gruan e tij Sofian, duke i thënë se nuk e ka kafshuar Giorgio Chiellini në Kupën e Botë 2014.
Suarez dhe Chiellini u përplasën në ndeshjen ku Uruguai fitoi ndaj Italisë, ndërsa lojtari kishte marrë dënim të rëndë për gabimin e bërë.
Më vonë u kuptua nga xhirimit se ai kishte kafshuar Chiellinin, ndërsa këtë e kishte bërë edhe me Branislav Ivanovicin, dhe për këtë ai kishte marrë dënim të rëndë.
Suarez kthehet të flet edhe një herë për rastin me mbrojtësin e Juventusit.
“Jam lënduar shumë. Fëmijët e mi më pyesnin se pse nuk luaja. Të jem i sinqertë jam lënduar shumë. E gjithë kjo pasi unë nuk jam i tillë, jam i butë dhe familja ime e di këtë”.
“Fëmijët e mi e dinë se babai i tyre është një njeri dhe mund të gaboj. Po ashtu e dinë që çdo njëri mund të gaboj”.
“E kam lënduar Sofian, pasi e kam gënjyer. Ajo më pyeti për kafshimin dhe unë e mohova atë. Kisha probleme që ta besoja dhe ta thosha. Ishte e pakuptimtë. E lëndova atë pasi ajo e di se si jam unë. Mediat e pyetnin atë se si jam unë në shtëpi, si sillem”.
“Ata mund të mendonin çfarëdo për mua. Kjo të lëndon. Të gjithë e kanë mënyrën e vet se si luajnë, karakterin e tij. Nëse nuk jam kështu si jam nuk do të kisha arritur të luaja për Barcelonën”.
Suarez ishte ndaluar nga FIFA për katër muaj moslojë. Në këtë kohë ai iu bashkua Barcelonës, dhe nuk luajti për një kohë”.
“Mund ta dënoni dikë, ta suspendoni… por të dënojnë që të shkosh edhe në qendër stërvitore, ta shohësh nipin duke luajtur, kjo është e padrejtë. Nuk e kam kuptuar këtë. Nuk e kam kuptuar këtë aspak”.
“Të më dënonin me 10, 15, 20 ndeshje, por të më trajtonin siç kanë bërë kjo të lëndon. Edhe më keq kur dola në gjyq me avokatët e FIFA-s, arsyet që dhanë ata ishin edhe më të këqija. Isha i vetëdijshëm që kam bërë gabim, por e dija që jam një njeri”.
“Ata duhet ta kuptojnë këtë. Duhet ta fusin vetën në lëkurën time dhe ta kuptojnë se si ndjehesha. Nuk shkova në mbrëmjen gala të FIFA-s dhe nuk do të shkojë kurrë. Nuk e kam problem ta them këtë. Nuk do të shkoj asnjëherë në një mbrëmje gala të FIFA-s”, ka thënë Suarez në intervistën e tij të gjatë. /Telegrafi/