Kanë filluar të zbardhen arsyet e largimit të Luis Suarezit nga Barcelona në këtë verë që shkoi.
Të gjithë mbetën të befasuar në Camp Noiu, kur u bë e ditur se sulmuesi uruguaian po largohej nga katalunasit.
U tha se Ronald Koeman ishte njeri kryesor për largimin e tij nga Blaugranasit, mirëpo Marca ka filluar të zbulojë arsyen e vërtetë.
Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll, Suarez ka kërkuar nga Barcelona plotë katër vite kontratë për të nënshkruar rinovimin e marrëveshjes.
Një gjë të tillë nuk e ka pranuar Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i klubit, që menjëherë ka dhënë urdhër që ai të shitet.
Suarez ishte shumë afër që të kalonte te Juventusi, mirëpo testi në gjuhë italiane, ia pamundësoi kalimin te Zonja e Vjetër.
Kështu, Atletico Madridi u aktivizuar me të gjithë forcat dhe arriti ta transferonte për pesë milionë euro. /Telegrafi/