Barcelona ka gjetur golin e parë në ndeshjen derbi të javës në La Liga ndaj Valencias.
Është ylli uruguaian, Luis Suarez, i cili ka shënuar nga afërsia për epërsinë 1-0.
Goli i uruguaianit erdhi pas një asistimi milimetrik nga Philippe Coutinho.
Ky gol i Suarezit u shënua në minutën e 15-të të ndeshjes. /Telegrafi/