Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ashtu si shokët e skuadrës nuk udhëtoi për mbrëmjen gala të FIFA-s pasi kishte një arsye akoma edhe më të fortë.
Me justifikimin se Barcelona po përgatitej për ndeshjen e së mërkurës kundër Atletic Bilbaos, uruguaiani nuk mund ta harrojë edhe inatin me FIFA-n.
“La Nacion de Argentina” raporton se Suarez vazhdon të jetë i zemëruar me FIFA-në.
E gjithë kjo për dënimin e dhënë ndaj pas kafshimit të mbrojtësit italian Giorgio Chiellini në Kampionatin Botëror 2014.
Dënimi bëri që ai të detyrohej të priste gjatë për të debutuar për Barcelonën, tre muaj pas transferimit në këtë klub.