Luis Suarez do t’i mungojë ekipit në finalen e Kupës së Mbretit.
Uruguaiani qëlloi me bërryl Koken e Atletico Madridit në takimin e mbrëmshëm ndërsa gjyqtari e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, respektivisht të kuqin.
Pas takimit sulmuesi pohoi se ndihet keq që do të mungojë takimin e 27 majit, transmeton Telegrafi.
“Nuk e qëllova. Jam shumë i mërzitur që do të mungoj në finale. Kartoni im i verdhë ishte për ndërhyrjen e parë që bëra”, ka thënë Suarez.
Barcelona siguroi një biletë në finale në saje të fitores si mysafirë 2-1, megjithëse barazoi parashikuesve të vetë me rezultat 1-1.
Ndryshe, katalonasit për trofeun e Copa del Rey do të takohen me njërin prej skuadrave mes Celta Vigos dhe Alavesit, të cilat sonte do të takohen në ora 21:00. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ay9JXwJoFO8