Telegrafi

Suarez ishte pranë Zenitit

Agjenti Dmitry Selyuk ka pranuar se ai i ka bërë ofertë Suarezit për të kaluar te Zeniti në të kaluarën.

“Unë e njoh Suarezin, sepse agjenti i tij është Pere Guardiola, vëllai i Josep Guardiolës dhe ai është mik i mirë për mua. Disa vite më parë ia ofrova Surezin Zenitit, por ai nuk ka dashur që të largohet”, është shprehur Selyuk. /Telegrafi/