Barcelona ka shënuar fitore kundër Borussia Monchengladbachut me rezultat 2:1 në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Por, në këtë takim ka pasur shumë polemika mes futbollistëve dhe gjyqtarit kryesor slloven, Mirko Skomina, i cili në disa raste ka bërë të dalin prej vetes futbollistët e klubit katalonas.
Kamerat kanë kapur një rast të tillë kur Luis Suarez shanë rëndë gjyqtarin anësor duke pretenduar se rivënia anësore u takon katalonase, megjithëse qartazi shihet se uruguaiani të ketë prekur i fundit topin, transmeton Telegrafi.
“Nënën e ke prostitutë”, tha me zemërim Suarez sipas interpretuesve të gjesteve.
Mbetet të shihet nëse sulmuesi do të ndëshkohet ani pse gjyqtari slloven nuk e ka paraqitur si një rast që duhet shqyrtuar prej Komisionit Disiplinor dhe Etik të UEFA-s. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=J2GViHE9wbY