Duke filluar nga mediat e njohura britanike, DailyMail, The Telegraph, e pastaj mediat spanjolle, serbe, amerikane, të gjitha këto sot kanë raportuar për ofertën e Hajvalisë për sulmuesin uruguaian.
Mirëpo, ky lajm bëri bujë edhe në vendin tanë saqë tashmë në Facebook është krijuar një faqe ku i bënë thirrje Suarezit që t’i thotë ‘PO’ Kosovës. Dhe, njerëz nga anë e mbanë vendi po dërgojnë fotografi duke mbajtur në dorë mbishkrimet “Suarez thuaj PO Kosovës”.
Mirëpo, sa do që të jetë i këndshëm ky lajm, transferimi i Suarezit në Kosovë është i pamundur për shkak se Superliga e Kosovës është e regjistruar në sistemin TMS të transferimeve të FIFA-s, që e pamundëson një transferim të tillë. /Telegrafi/