Telegrafi

Suarez: E dua Ligën Premier

“Unë nuk kam ndërmend ta fsheh dashurinë time për Ligën Premier. Arsyeja pse e dua qëndron prapa faktit që në Ligën Premier janë pesë ose gjashtë skuadra me cilësi të Ligës së Kampionëve dhe asnjë kampionat tjetër nuk është i tillë”.

“Kur shikoni lojtarët e Manchester Cityt dhe Liverpoolit, ata kanë lojtarë si Steven Gerrard, Javier Mascherano, David Silva, Yaya Toure dhe Emmanuel Adebayor, dhe kur mendoni se ata nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve, atëherë kjo flet më shumë se gjithçka për fuqinë e kampionatit”.

“Unë e di se kam pasur një Kampionat Botëror shumë të mirë dhe me atë natyrisht se vijnë ofertat nga klubet tjera. Nëse një skuadër e Ligës Premier bën ofertë për mua, atëherë do të jetë e vështirë për Ajaxin të më mbajë dhe mendoj se ata e dinë mjaft mirë këtë”.

“Manchester United është skuadër e madhe dhe së bashku me Real Madridin, janë dy klubet më prestigjioze në botë. Nëse i bashkoheni Unitedit dhe qëndroni atje një kohë të gjatë, atëherë atje sigurisht se do të fitoni diçka. Tottenhami është gjithashtu një ekip që ka ambicie. Nëse vijnë shumë oferta nga Liga Premier, do të vendosi me kohë, por aktualisht janë interesuar vetëm dy skuadra”, deklaroi Suarez. /Telegrafi/