Luis Suarez është shumë pranë rinovimit të kontratës me Barcelonën.
Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’, janë bërë hapa para në bisedimet mes drejtuesve të klubit dhe agjentit të sulmuesit uruguaian në lidhje me këtë çështje dhe javën e ardhshme do të përcaktohen edhe detajet e fundit të kontratës së re.
Mësohet se El Pistolero do të nënshkruajë me klubin katalanas një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2021.
Ai do të përfitojë edhe rritja e pagës.
Suarez ka fituar Pichichin përballë Ronaldos dhe Messit sezonin e ardhshëm.