Telegrafi

Suarez dëshiron të kalojë tek United

Trajneri i Ajaxit, Martin Jol, me çdo kusht dëshiron ta mbajë Suarezin, i cili ka shënuar 35 gola në 33 ndeshje këtë sezon. Megjithatë, një burim brenda klubit thotë se Ajaxi do t’u rezistonte ofertave deri në 25 milionë funte.

“Suarez është lojtar që Ajaxi dëshiron ta mbajë. Ai është një talent i shkëlqyer dhe ai ka shënuar shumë gola për ne këtë sezon. Për momentin, ai është lojtar i Ajaxit dhe ne duam ta mbajmë kështu. Nëse vjen një ofertë e lartë për të, ne duhet ta shqyrtojmë atë. Ai është lojtar ambicioz”, theksoi burimi për Daily Star Sunday. /Telegrafi/