Site icon Telegrafi

Suarez dëshiron qëndrimin e Neymarit

Luis Suarez është i fundit që ka folur për ‘sagën’ Neymar.

Javëve të fundit është folur për një kalim të yllit brazilian te Paris Saint-Germain, ku shumë media marrëveshjen e kanë dhënë si të kryer.

Lexo po ashtu Fillon rebelimi i Neymarit – grushton transferimin e ri të Barçës, hedh fanellën në tokë dhe lë stërvitjen i nervozuar (Foto/Video)

Sipas këtyre mediave, gjiganti francez është pajtuar të paguaj klauzolën e lirimit të Neymar prej 222 milionë eurove, por Barcelona po heziton paksa.

Shumë futbollistë janë dal kundër largimit të Neymar, si Lionel Messi dhe Gerard Pique, ndërsa i fundit është Luis Suarez, i cili e cilëson brazilianin si njërin nga më të mirët në botë.

Lexo po ashtu Messi dhe Suarezi i kërkojnë Neymarit të qëndrojë: “Ti nuk mund të na lësh tani” (Foto)

“Ne duam që sa më shumë bashkëlojtarë të ekipit që është e mundur të qëndrojnë në Barça”.

“Ai [Neymar]] është një nga lojtarët më të mirë në botë”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Neymari kërkon katër transferime të mëdha nga PSG për ta lënë Barçën
Exit mobile version