Luis Suarez nuk është hidhëruar me vendimin e Barcelonës për ta larguar nga skuadra dhe sipas tij, nganjëherë është e rëndësishme që të bësh ndryshim.
Uruguaiani u largua nga Blaugranët me lot në sy në javën e kaluar për t’u transferuar te klubi rival nga La Liga, Atletico Madrid.
Mirëpo, pas dy golave të shënuar në debutimin e tij ndaj Granadas (6-1), Suarez dëshiron të shikojë përpara.
🔥 @LuisSuarez9 netting his first Atleti goal is your #MondayMotivation!
🔴⚪ #AúpaAtleti pic.twitter.com/kbDkCGyeSI
— Atlético de Madrid (@atletienglish) September 28, 2020
“Për një lojtar, nganjëherë është e rëndësishme që të bëjë ndryshim. Kam ardhur te një klub që më ka dhënë mikpritje spektakolare. Mund ta ndjesh tek atmosfera, përshtypja e parë është shumë e mirë që nga fillimi dhe kjo është parë në fushë”.
“Jam shumë i kënaqur me debutimin tim dhe akoma më i lumtur me tri pikët e fituara në ndeshjen hapëse në ligë. Sa herë që debuton dhe i ndihmon skuadrës me gola, do të jesh i lumtur, por do të shohim si do të shkojë në vijim, sepse sezoni është i gjatë”, ka deklaruar Suarez.
Diego Simeone e inkuadroi 33-vjeçarin në 20 minuta e fundit të takimit, të cilat i mjaftuan për një asistim dhe dy gola. /Telegrafi/
https://twitter.com/FTTV10/status/1310247300321738753