Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka folur për përjashtimin e Fernando Torres në pjesë e parë.
Uruguaiani e pranon se përjashtimi i sulmuesit spanjoll ndikoi pozitivisht për ata, por ai nuk është i kënaqur nga kjo pasi dëshironte një ndeshje të barabart.
“Përjashtimi i Torres? Ishte i rëndësishëm, sepse të gjithë e dinë se çfarë lojtari është Fernando”.
“Ka bërë dy faulle dhe u ndëshkua. Sa keq që u përjashtua, sepse do ishte një ndeshje më e mirë dhe e drejtë njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë”, ka thënë Suarez.
Vlen të theksohet se Suarez shënoi të dy golat e Barcelonës ndaj Atleticos. /Telegrafi/