Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është befasuar nga kualitetet e lojtarëve të rinj që i janë bashkuar skuadrës gjatë verës.
Sulmuesi uruguaian nuk ka kursyer fjalët e mira, posaçërisht për Malcom.
“Më kanë befasuar shumë Arthur e Lenglet. Kanë shumë kualitet dhe vizion të madh të lojës”.
“Messi më ka thënë që Arthur në disa gjëra të kujton shumë Xavin. Malcom është ndryshe nga dy të tjerët. I shkathtë, i shpejtë, i zgjuar dhe mendjemprehtë. Më kujton Douglas Costan”.
“Vidalin e njohin të gjithë, ai ka sjell kualitet shtesë në mesfushë”, ka shtuar Suarez për RAC 1.
Barça në tri ndeshjet e para ka nëntë pikë në La Liga duke fituar të gjitha ndeshjet, kurse në xhiron e ardhshme do të luajnë kundër Real Sociedadit.
Suarez në këtë fillim sezoni ka dy gola dhe dy asistime. /Telegrafi/