Site icon Telegrafi

“Suarez aktroi, jam i inatosur me të” (Video)

BARCELONA, SPAIN - MARCH 08: Luis Suarez of Barcelona is challenged by Marquinhos of PSG for a penalty during the UEFA Champions League Round of 16 second leg match between FC Barcelona and Paris Saint-Germain at Camp Nou on March 8, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez shënoi golin e parë për Barcelonën në takim ndaj PSG-së.

Por numri nëntë i blaugranëve arriti të fitoi një penallti në minutën e 90-të për t’ia shtuar gjasat Barcelonës.

Kjo penallti e fituar nga Suarez ka bërë që ai të kritikohet shumë nga shumë njohës të futbollit.

Së fundmi ka reaguar edhe trajneri i Norvegjisë, Lars Lagerback i cili e ka quajtur një aktor uruguaianin.

“Jam i trishtuar dhe më vije keq për botën e futbollit. Nuk ka kuptim që gjithçka të vendoset nga një simulim”.

“Suarez është një aktor. Ai bëri një aktrim të pastër dhe jam i inatosur me të. Nuk e di pse qëndrojnë gjyqtarët pas golit, ata u desh të anulojnë atë penallti”, tha Lagerback.

Barcelona arriti ta përmbysë Parisin nga ndeshja e parë që fitoi 4-0.

Katalunasit arritën një fitore 6-1 duke bërë rikthimin më të madh në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5brUDkVobUM

Exit mobile version