Luis Suarez ka thënë se nuk e ka harruar periudhën kur Barcelona e detyroi të stërvitje vetëm para largimit të tij nga Camp Nou.
Uruguaiani iu bashkua katalunasve në vitin 2014 nga Liverpooli dhe u bë një prej lojtarëve kryesorë në periudhat më të rëndësishme në histori të klubit duke fituar katër tituj të La Ligas dhe një Ligë të kampionëve.
Ai shënoi 195 gola në 283 ndeshje me Blaugranët, por ata vendosën ta largonin në vitin 2019 me dyshimin se i ka rënë niveli i lojës për shkak se i kishte kaluar të 30-tat.
Atletico Madridi e transferoi dhe sulmuesi vazhdoi shkëlqimin duke e fituar sërish titullin me Los Rojiblancos që në sezonin e parë në Wanda Metropolitano.
Duke folur për periudhën e vështirë nëpër të cilën kalon aktualisht Barca, Suarez ka thënë për RTVE: “Po (unë besoj në karma). Karma, fati, sepse të përçmojnë, pasi nuk e kam harruar para-sezonin e kaluar, (te Barcelona) më dërguan të stërvitesha vetëm për të më nervozuar, por unë isha profesionist, ashtu siç tha trajneri”.
“Isha profesionist dhe stërvitesha secilën ditë pa u hidhëruar, sepse këtë më duhet ta bëja, pasi jam i tillë dhe fati do ta kryejë pjesën tjetër”, ka thënë Suarez. /Telegrafi/