Telegrafi

Suarez: Ajaxi e ka të vështirë të më mbajë

“Gjëja e parë që dua të bëj pas Botërorit është të shkoj në pushime. Pas kësaj, ne duhet të presim dhe të shohim çfarë ndodh në tregun e transferimeve”.

“Mendoj se të gjithë te Ajaxi e dinë se do të jetë e vështirë që të më mbajnë mua. Unë kam luajtur mirë në Kampionatin Botëror dhe dihet mjaft mirë se këto rezultate joshin klubet e mëdha. Kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë”, deklaroi Suarez. /Telegrafi/