Harry Styles e ka nxjerrë në shitje rezidencën e tij në West Hollywood për 7.5 milionë euro.
Ish-anëtari i “One Direction” së fundmi ka blerë një apartament luksoz në New York, prandaj ka vendosur ta shesë shtëpinë që e kishte blerë vetëm para 18 muajsh.
Në janar të vitit 2016, këngëtari shpenzoi gjashtë milionë euro për këtë pronë panoramike, të cilën tash ka vendosur ta shesë.
Në fotografitë e mëposhtme mund të shikoni se çfarë do të ketë në dispozicion pronari i ri. /Telegrafi/