Telegrafi

Stuxnet – prej nga erdhi?

Interesant është se Mossadi për infiltrimin e virusit në intranet shfrytëzoi grupin terrorist iranian Mujahedeen-e-Khalq (MEK) e cila në Iran ekziston që nga vitet e 70-ta, kur u krijuan si opozitë e shahut iranian të asaj kohe.

Në ndërkohë u lidhën me udhëheqësin e asokohshëm të Irakut, Sadam Huseinin me të cilin kishin bashkëpunim të ngushtë, e sipas pohimeve janë përgjegjës edhe për vrasjen e gjashtë ushtarëve amerikan në Francë.

Në kohë të fundit, sipas fjalëve të ish shefit të njësitit antiterrorist të CIA-s Vince Cannistar, ata po merren me vrasjen e fizikanëve nuklear iranian dhe shkencëtarëve të tjerë sipas urdhëresave të shërbimit sekret izraelit Mossad.

Stuxnet, nga ana tjetër, në kompjuterët e stabilimentit nuklear iranian sipas pohimeve ka ardhur përmes USB memories së infektuar të cilën me vete e ka sjellë në stabiliment një teknik, anëtar i MEK-ut. /Telegrafi/