Esat Mala është duke shkëlqyer me Partizanin e Tiranës.
Mesfushori i talentuar nga Kosova ka qenë futbollisti kryesor i kryeqytetasve këtë edicion.
Së fundmi talenti është shpallur edhe futbollisti i muajit mars në Superligën e Shqipërisë.
Kjo ka bërë që për të interesim të shfaq skuadra e njohur gjermane, Stuttgart.
Media e njohur italiane ‘Tuttomercatoweb’, ka bërë me dije se klubi gjerman tanimë ka dërguar agjentët për ta parë nga afër Malan.
Skautët e Stuttgartit kanë përcjellë nga afër lojtarin në ndeshjen ndaj Kamzës ku Mala kishte paraqitje mjaftë të mirë.
Mala iu bashkua Partizanit në afatin kalimtar të janarit nga skuadra kosovare Ballkani i Suharekës.
Ai ka kontratë me klubin shqiptar deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/