Telegrafi

Sturridge t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Liverpooli

 Anglezi pritet t’i bëjë ekzaminimet fizike në qendrën e stërvitjeve të klubit në Melwood, pasi që besohet se ai ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Liverpoolit.

Liverpooli gjithashtu ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Chelseat dhe pritet të paguajnë 14.7 milion euro për 23 vjeçarin.

Sturridge ka bërë shumë pak paraqitje për Chelsean këtë sezon, pasi trajnerët si Roberto Di Matteo dhe zëvendësuesi i tij Rafael Benitez, besuan më shumë në Fernando Torresin./Telegrafi/