Daniel Sturridge ka mohuar raportimet se ai do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.
Përfaqësuesi anglez nuk është pjesë e formacionit bazë të Jurgen Kloppit dhe së fundmi ishte raportuar se ish-sulmuesi i Chelseat është i pakënaqur në Anfield
Por 26-vjeçari, ka insistuar se është i lumtur te Liverpooli, duke premtuar se do të punojë shumë për të zënë një vend në ekip.
“Po, natyrisht se jam i lumtur këtu. Jam i lumtur. Kurrë nuk kam thënë se nuk jam i lumtur. Mendoj se të gjithë luajnë avokatin e djallit”, ka thënë Sturridge.
“Ata më shohin shpesh se jam skuadrës dhe mendojnë se unë ndoshta nuk jam i lumtur, por në fund të ditës, menaxheri e ka punën e tij. Unë duhet të bëjë punën time, e cila është të luaj mirë”. /Telegrafi/