Telegrafi

Sturridge lojtar i Chelseat

Sulmuesi anglez, i cili sezonin që shkoi shënoi 4 gola në 26 paraqitje për Cityn, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Blutë.

Sturridge është pjesë e përfaqësueses së Anglisë U-20, ndërsa pritet t’i bashkëngjitet skuadrës së Chelseat në stërvitjet parasezonale.