Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge, thotë se ai do të dëshmojë klasin e tij ndaj Dortmundit dhe Mats Hummelsit.
“Unë jam në nivelin e tij, kështu që nuk mendoj se ai është më i mirë se unë ose unë më i mirë se ai”.
“Ai është njëjtë me mua. Jemi top lojtarë. Ne përballemi me mbrojtës të ndryshëm dhe ai meriton komplimentin tim. Por, do të jetë natë e madhe dhe unë do ta dëshmoj se jam më i miri dhe nuk duhet të lejoj që nervat të më kaplojnë”, u shpreh Sturridge. /Telegrafi/