Telegrafi

Sturridge: Filozofia e Rodgers do të sjellë trofe

 “Me filozofinë që ai e ka, ne duhet që të fitojmë trofe. Mendoj se do të jetë shumë mirë për ne në të ardhmen dhe se mund të shkojmë përpara”.

“Mendoj se ne bëmë gjërat mirë sezonin e kaluar, tani kemi statistika më të mira dhe do të jemi në gjendje që me lojën tonë sulmuese të konkurrojmë për tituj”.

“Është mjaft entuziamuese që të jem pjesë e kësaj filozofie dhe këtij regjimi të ri që menaxheri po e formon për ne në mënyrë që ta qojmë përpara klubin”, ka precizuar Sturridge. /Telegrafi/