Telegrafi

Sturridge deklarohet i gatshëm: Do të jetë sezon i mrekullueshëm

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge, ka paralajmëruar se ky sezon do të jetë i mrekullueshëm për The Reds.

Lojtari thotë se ndihet në top formë për këtë sezon dhe do të bëj të pamundshmen që ky sezon të jetë sa më i mirë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Liverpoolit

“Ndihem më i mprehtë se kurrë, ndihem i gatshëm. Ndihem shumë mirë. Është ndjenja më e mirë që kam pasur për një kohë të gjatë dhe mezi pres këtë sezon e të ardhmen e afërt”, tha Sturridge.

Sulmuesi i The Reds duket se është i gatshëm për sezonin e ri pas një sezoni jo stabil vitin e kaluar. /Telegrafi/