Paraqitjet e mira në Serie A dhe ndeshja fantastike e tij ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve ia kanë rritur vlerën.
Fjala është për mesfushorin e talentuar të Juventusit, Stefano Sutraro që mund ta braktisë kampionin aktual të Italisë.
23-vjeçari është bërë objektiv i skuadrës së madhe angleze Manchester United që po bënë gati një ofertë për të.
Ish-anëtari i Genoas ka një kontratë deri në vitin 2019 me ‘Zonjën e Vjetër’, mirëpo United është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro për të.
Mbetet të shihet nëse Juventus do të heqë dorë nga ylli i saj i ri, apo do t’i rezistojë ofertës në Manchester United. /Telegrafi/