Grupi humoristik “Stupcat” kanë sjellë edhe skeçin më të ri humoristik të tyre.
Videoja e fundit humoristike e grupit titullohet “Shpëtimtari nga diaspora” dhe është lansuar mbrëmë në kanalin e tyre zyrtar në YouTube si dhe në webfaqen zyrtare të grupit.
Vedati luan rolin e një të riu që rikthehet në vendlindje nga kurbeti për shkak të “vdekjes” së babait.
Por, pikëllimi shpejt harrohet dhe shndërrohet në zemërim, pasi ai përplaset me nënën (meOsmanin në këtë rol) dhe vëllain (të cilin rol e luan Mensuri), për çështje financiare dhe amanetin e lënë nga babai.
Në fund del se kjo ishte një skenë i shpikur nga babai “i vdekur” për t’i nxjerrë para djalit të tyre… /Telegrafi/