Telegrafi

Stupcat ndërpresin xhirimet e “Egjelit”

Aktorët së fundi e kanë shndërruar në serial filmin komik të famshëm “Egjeli”, dhe pasi kanë përfunduar disa episode, tash më shumë se dy javë ata i kanë ndërprerë xhirimet sepse Osmani ka lënduar këmbën.

Kjo ka detyruar të gjithë stafin punues të ndërpresë punën derisa aktorit t’i përmirësohet gjendja.

Komedianët më të njohur në vendin tonë po shijojnë një sukses të madh me serialin “Egjeli”, dhe këto ditë pritet të fillojnë përsëri xhirimet e serialit. /Telegrafi/