Telegrafi

Stupcat cenzurojnë një prej videove?

Në këtë episod, tre komedianët janë shfaqur në skeçin “Ministrat tu knu te vorri i nanes”, që shfaq tre vëllëzër, njëri ministër (Osman Azemi), tjetri deputet (Mensur Safqiu) dhe i treti që merret me tenderë (Vedat Bajrami), teksa pas 12 vjetësh vizitojnë varrin e nënës së tyre.

Siç duket, kjo skenë nuk është pritur mirë nga publiku dhe kështu kjo ka bërë që ky skeç të largohet nga kanali YouTube.

Por, bordi i Stupcave mohon faktin se ata kanë hequr videon për reagimet e publikut, por për shkaqe teknike, dhe shumë shpejt do të shfaqet përsëri në kanal.

“Ne e kemi hequr për shkaqe teknike dhe kjo është pjesë e planit tonë”, ka thënë Agron Sokoli, producent ekzekutiv i Stupcave. /Telegrafi/