Site icon Telegrafi

Stuhitë e fuqishme shkaktuan dëme edhe në Kamenicë

Stuhitë e fuqishme mbrëmjen e kaluar kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në Komunën e Kamenicës, por ekipet emergjente kanë reaguar menjëherë në terren për sanimin e këtyre dëmeve.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësja e kësaj komunë, Margarita Rashiti, e cila shtoi se ekipi nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim deri në orët e hershme të mengjesit kanë qenë në terren duke sanuar dëmet e shkaktuara.

Sipas saj, në disa fshatra ka pasur edhe bllokada ndaj të cilave është intervenuar më kohë.

“Ashtu si në gjithë Kosovën, edhe në komunën tonë dëmet e shkaktuara nga stuhia e mbrëmshme janë të konsiderueshme. Janë thyer pemë e janë dëmtuar hapësira të ndryshme. Ekipi nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim deri në orët e hershme të mengjesit kanë qenë në terren duke sanuar dëmet e shkaktuara. Në një komunë me hapësirë gjeografike si Kamenica, ka pasur edhe vershime e bllokada në disa fshatra, por ekipet komunale bashkë me zjarrëfikësit kanë intervenuar me kohë. Ndërsa, ekipet komunale do të jenë në terren për vlerësimin e dëmeve”, ka thënë ndër të tjera, Rashiti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version