Site icon Telegrafi

Stuhitë dimërore i lënë pa rërë plazhet e Gjermanisë

Plazhet e njohura gjermane në Detin e Veriut do të hyjnë në sezonin veror me një problem të madh: rërë jo të mjaftueshme.

Stuhitë dimërore i kanë pastruar pothuajse krejtësisht nga rëra plazhet gjermane e sidomos atë kryesor në Wangerooge.

“Është një fatkeqësi”, tha Rieka Beewen, përfaqësuese e vendit, duke theksuar se mungojnë 80 mijë metra kub rërë.

Humbje të konsiderueshme të rërës raportohet të kenë edhe ishujt Norderney dhe Baltrum, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Si rezultat, për momentin në ato plazhe do të vendosen më pak shtretër se zakonisht. Por, në përpjekje për të zgjidhur këtë problem, plazhet do të mbushen me rërë nga pjesët lindore të ishujve.

Bëhet e ditur se stuhia “Zoltan” ka shkaktuar dëme të mëdha në vend e sidomos gjatë Krishtlindjeve, duke ndikuar kështu në dobësimin e infrastrukturës turistike të Gjermanisë.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Bregdetit po vlerëson se sa keq janë prekur realisht plazhet gjermane dhe çfarë masash duhet të ndërmerren për mbrojtjen e tyre. /Telegrafi/

 

Exit mobile version