Site icon Telegrafi

Stuhitë dhe shiu i rrëmbyeshëm vazhdojnë të godasin Italinë

Vala e stuhive dhe shiut të rrëmbyeshëm që ka goditur Italinë për disa ditë vazhdoi pa pushim të hënën.

Si pasojë, siç raportojnë mediat vendase, zjarrfikësve iu desh të intervenonin në rreth njëmijë raste, brenda 24 orëve të dielën – me Campania dhe Toskana rajonet më të prekura.

Gjithashtu, disa ferma u pushtuan nga balta në provincën e Salerno, ndërsa kishte përmbytje të mëdha dhe pemë u shembën në Romë.

Veç këtyre, javën e kaluar një vrapues 61-vjeçar vdiq, me sa duket pasi u kap nga përmbytjet e vrullshme në Luvinate, në provincën veriore të Varese, ndërsa ishte duke vrapuar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nxOsgNShH0g

Exit mobile version