Stuhia tropikale Cristobal ka goditur breng juglindor të shtetit amerikan Louisiana, kanë bërë të ditur nga Qendra Kombëtare për Uragane.
Stuhia që ka sjellë me vete erërat që frynin me shpejtësi prej mbi 85 kilometra në orë, gjendet rreth 80 kilometra në juglindje të New Orleans, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, Qendra për Uragane më herët kishte njoftuar se kishte prognozuar që stuhia tropikale do të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm nga pjesa lindore e Teksasit e deri në Florida.
Guvernatori i Louisiana e cila shumë herë është goditur nga uraganet, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të goditjes së fuqishme të stuhisë tropikale.
“Është koha të ndërmerren veprime për situata emergjente që përfshin bartjen e maskave dhe dezinfektimin e hapësirave, duke marrë parasysh se ende jemi duke luftuar me pandeminë e coronavirusit”, ka deklaruar guvernatori John Bel Edwards. /Telegrafi/