Site icon Telegrafi

Stuhia shtyu nëpër rrugë kabinat e tualeteve publike (Video)

Bryan MacDonald e ka postuar në internet një video, ku shihen kabinat e tualeteve publike që lëvizin nëpër një rrugë të Moskës së Rusisë.

Sikur të mos mjaftonte stuhia, kalimtarët e rastit është dashur të mbrohen se mos goditen nga objektet plastike që rrëshqisnin pa kontroll, transmeton Telegrafi.

“Kjo nuk është shaka”, ka shkruar shkurt MacDonald, i cili punon si gazetar.

Mirëpo, në bazë të komenteve, shumica e kanë marrë me mahi këtë rast, duke e konsideruar si shumë qesharak.

“Askush nuk do të më besonte, sikur të thosha se më ka goditur kabina”, si dhe “edhe tualetet donin të iknin nga stuhia” janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/

https://youtu.be/35ykiJ785kE

Exit mobile version