Telegrafi

Stuhia shtyn ndeshjen e Ligës së Evropës mes RB Salzburg dhe Entracht Frankfurt

Ndeshja e 1/16 së finales të Ligës së Evropës mes Salzburgut dhe Eintracht Frankfurtit e paraparë të mbahet sonte, është shtyrë.

Kjo për shkak të rrezikut nga stuhia, njofton faqja zyrtare e “UEFA-s” të enjten.

Autoritetet publike në Austri kanë vendosur të shtyjnë ndeshjen që ishte paraparë të mbahej me fillim në ora 21:00.

 

UEFA do të dal së shpejti me një datë të re për ndeshjen e kthimit të 1/16 së finales.

Ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e Frankfurtit me rezultat 4-1.

Shorti për raundin tjetër të turneut do të zhvillohet të premten. /Telegrafi/