Një stuhi e fortë ka goditur kohët e fundit Kilin, duke shkaktuar dëme të mëdha në të gjithë vendin, veçanërisht në Santiago.
Kushtet ekstreme të motit kanë çuar në shkatërrimin e shumë ndërtesave.
Raportet tregojnë për të paktën dy viktima dhe disa të plagosur, shkruan yahoonews.
Devastating storm hits Chile: hundreds of buildings damaged, schools closed
A severe storm has recently struck #Chile, causing extensive damage across the country, particularly in #Santiago. The extreme weather conditions have led to the destruction of numerous buildings.… pic.twitter.com/o1e3FkqQzZ
— NEXTA (@nexta_tv) August 3, 2024
Rrufetë të shoqëruara me stuhinë kanë ndezur zjarre në disa struktura.
Mbi 8500 shkolla në mbarë vendin janë mbyllur për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit.
Ndryshe, autoritetet kiliane kanë bërë të ditur se tashmë ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/