Një stuhi e fortë me erë dhe shi ka goditur pasditen e së enjtes zonën Çazma të Kroacisë.
Si pasojë, siç raportojnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, janë dëmtuar çatitë e shumë ndërtesave dhe automjete.
Njoftimet e qytetarëve për një stuhi të fortë me erë dhe reshje shiu në këtë zonë filluan pasdite.
[RCZ UPUTIO KONVOJ POMOĆI U ČAZMU]
🚛Na nevremenom pogođeno područje grada Čazme krenuo je ravnatelj Ravnateljstva civilne zaštite Damir Trut u pratnji konvoja s opremom koja je kao pomoć izdvojena iz Logističkog centra Ravnateljstva civilne zaštite. pic.twitter.com/uahIoDR4Ag— Ravnateljstvo civilne zaštite MUP-RH (@RavnateljstvoCZ) September 15, 2022
Si rezultat, shërbimet e urgjencës, punonjësit e Mbrojtjes Civile dhe të Zjarrfikësve u dërguan menjëherë në terren.
Ndërkohë bëhet e ditur se era e fortë ka dëmtuar çati, ka shkulur pemë dhe ka përmbysur kamionë.
Sipas informacioneve fillestare janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në çatitë e shtëpive familjare, objekteve afariste, automjeteve dhe një shkolle fillore. /Telegrafi/